Flash News

KRYESORE

Arrestohet autori i katër i grupit që dhunoi aktivistin politik

Arrestohet autori i katër i grupit që dhunoi aktivistin politik

Personi i katër i shpallur në kërkim  nga policia për dhunë me prapavijë politike ka përfunduar në pranga.

Policia e Kavajës ka arrestuar 37 vjeçarin Gazment Kazazi, i cili akuzohet se gjatë ditës së mërkurë bashkë me tre shtetas të tjerë, (të arrestuar), kanë dhunuar barbarisht një shtetas.

“Në ambientet e Komisariatit të Policisë  Kavajës, është paraqitur shtetasi, A. T., 30 vjeç, banues në Kavajë, i cili ka kallëzuar se më datë 14.06.2017, rreth orës 12:30, në Lagjen Nr 4, Kavajë është dhunuar edhe kanosur nga shtetasit e sipër përmendur me qëllimin që shtetasi A. T., të mos angazhohej në fushatën elektorale të një Subjekti Politik. Nga këqyrja fizike që i është bërë shtetasit A.T, ka rezultuar se ka patur dëmtime në pjesën e fytyrës dhe krahut të djathtë, por pa rrezikshmëri për jetën”, thuhet në njoftim e Policisë më 14 qershor.

Të fundit