Flash News

KRYESORE

Arrestohet autori që plagosi sot me thikë të riun te “Don Bosko”

Arrestohet autori që plagosi sot me thikë të riun te “Don

Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditen e kesaj te diele ne zonen e Don Bosko ne kryeqytet. Nje konflikt per motive banale mes dy personave ka shkaktuar me pas konfrontimin e tyre ne perleshje fizike.  Besnik Kolndreu, 29 vjeç, banues në Tiranë, ka nxjerre thiken dhe ka plagosur rende 34 vjeçarin me inicialet S.M i cili eshte derguar me urgjence ne spitalin Ushtarak ne Tirane dhe mesohet se eshte futur ne sallen e operacionit.

Informacioni i policisë:

“Më datë 20.08.2017, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3 në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponjat, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit: Besnik Kolndreu, 29 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas rreth orës 10:15, në rrugën “Don Bosko”, ka qëlluar me mjet prerëse shtetasin, S. M., 34 vjeç, i cili ndodhet në S.Q.U., nën kujdesin e mjekëve. Nga hetimet paraprake është mësuar se këta dy shtetas janë konfliktuar për motive të dobëta. Grupi herimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij konflikti.

 

Të fundit