Flash News

KRYESORE

Arrestohet bashkëpunëtori i Donald Trump, përballet me 7 akuza

Arrestohet bashkëpunëtori i Donald Trump, përballet me

Roger Stone, ish-këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump, është vënë sot në pranga nga FBI, nën të paktën 7 akuza.

Avokati Robert Mueller, i cili po heton marrëveshjen e dyshuar midis Rusisë dhe fushatës së Trump, ka ngritur akuzat mbi Roger Stone, ku përfshihet një akuzë për pengimin e një procedimi zyrtar, pesë akuza për deklarata të rreme, dhe një akuzë për manipulimin e dëshmitarëve.

Deri tani hetimi i Mueller ka shkaktuar akuza kundër më shumë se dy duzinë rusësh, si dhe disa persona të lidhur me Trump, përfshirë ish-këshilltarin e tij të sigurimit kombëtar Michael Flynn dhe Paul Manafort, ish-kryetar i fushatës së tij zgjedhore.

Presidenti Trump mohon se ai ose stafi i tij i fushatës punoi me Rusinë për të rritur kandidaturën e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 të SHBA dhe e ka quajtur hetimin e Mueller "një gjueti shtrrigash".

Stone pritet të paraqitet më vonë në gjykatën e Fort Lauderdale.

Të fundit