Flash News

KRYESORE

Arrestohet bashkëpunëtori i vrasjes së rapsodit dhe mikut të tij në Lezhë

Arrestohet bashkëpunëtori i vrasjes së rapsodit dhe mikut të

Arrestohet një person si bashkëpunëtori i autorit të dyshuar të vrasjes me armë zjarri të rapsodit Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simoni në Lalm Lukaj, Lezhë më 27 prill.

Sipas policisë, në pranga ra Agron Lushi, 35 vjeç, i dënuar më parë për plagosje me armë.

“Në lidhje me zbardhjen e ngjarjes së datës 27 prill, grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga specialistë të Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, në vijim të veprimeve, në bashkëpunim edhe me Institutin e Policisë Shkencore, ka bërë të mundur sigurimin e provave shkencore për bashkëpunëtorin e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Bazuar në këto prova shkencore është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. L., 35 vjeç, banues në Lalm Lukaj, Lezhë, me precedent kriminal, i dënuar më parë për plagosje me armë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, në ngarkim të shtetasit A. L., për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje"”, sqaron policia.

Të fundit