Flash News

KRYESORE

Arrestohet çifti mashtrues, u morën qytetarëve 430 mijë euro

Arrestohet çifti mashtrues, u morën qytetarëve 430 mijë

Një operacion i policisë së Tiranës ka vënë në pranga burrë e grua, sepse u kanë marrë qytetarëve 430 mijë euro.  Sipas njoftimit, policia ka finalizuar me sukses operacioni “Exchange”, duke vene ne pranga nje cift bashkëshortësh dhe ka sekuestruar një shumë e konsiderueshme parash, në euro dhe valutë.

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar pranë D.V.P. Tiranë, kanë ndërtuar punën për ndalimin e 2 shtetasve të shpallur në kërkim për veprën penale të “Mashtrim i kryer në bashkëpunim”.

“Pas informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e tyre u bë e mundur ndalimi i shtetasve Alfred Alku, 36 vjeç dhe Ornela Alku, 32 vjeç, banues në Tiranë, burrë dhe grua”-njofton policia.

Sipas saj, ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi këta shtetas kanë qënë të shpallur në kërkim nga Seksioni i hetimit të krimit ekonomik dhe financiar, pasi në bashkëpunim me njëri- tjetrin, iu kanë marrë shtetasve të ndryshëm shuma të konsiderueshme parash ( në euro dhe valutë), me vlerë 430.000 euro.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

– 773.400 lek

– 450 euro

– 100 dollare

– 350 paund

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në ngarkim të tyre, për veprën penale “Mashtrim i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 143/3 i Kodit Penal.

Të fundit