Flash News

KRYESORE

Arrestohet çifti në Iran pas propozimit publik për martesë

Arrestohet çifti në Iran pas propozimit publik për martesë
Një çift iranian janë arrestuar pasi propozimi për fejesë është bërë në një qendër tregtare para shumë njerëzve. Video e propozimit publik në qytetin verior Arak, u shpërnda në rrjete sociale. Ata u arrestuan shpejtë pas propozimit, për arsye siç thuhet të shkeljes së rregullave islamike. Martesat e gjinisë së njetjë dhe shfaqja e dashurisë në publikë janë të ndaluara me ligjet islamike të Iranit. Mahmoud Khalaji, zëvendëskomandat i Policisë, sqaroi për agjencinë e lajmeve 'Fars' se çifti janë në paraburgim për shkak të kërkesës së njerëzve. Ai shtoi se ata janë ndaluar për shkak të veprimit që kanë bërë, që sipas tij, është influencë e degjeneruar e kulturës Perëndimore.

Të fundit