Flash News

KRYESORE

Arrestohet Conor McGregor, fansi i kërkon 1000 dollarë dëmshpërblim

Arrestohet Conor McGregor, fansi i kërkon 1000 dollarë

Ish-kampioni i botës në MMA, Conor McGregor, është arrestuar nga policia pas një përplasjeje me një fans.

Tifozi i quajtur Ahmed Abdirzak, ka qenë duke filmuar irlandezin ndërkohë që ai ndodhej në një hotel në Miami dhe McGregor i ka thyer telefonin, duke e përplasur disa herë në tokë.

Më pas, tifozi ka bërë denoncimin në polici duke pretenduar se sportisti i kishte shkaktuar një dëm prej 1000 dollarësh.

Ndërkohë, McGregor është liruar pas disa orësh, pasi pagoi gjobën.

Të fundit