Flash News

KRYESORE

Arrestohet deputeti grek, kërkoi arrestimin e Kryeminsitrit, Presidentit dhe Ministrit të Mbrojtjes

Arrestohet deputeti grek, kërkoi arrestimin e Kryeminsitrit, Presidentit

Constantinos Barbarousis, deputet i Agimit të Artë është arrestuar nga oficerë kundër terrorizmit në zonën Penteli të Athinës. Ai ishte në arrati që nga e premtja, pasi u padit nga një prokuror me akuza për tradhti.

Barbarousis u shpreh, para deputetëve gjatë një debati mbi një mocion mosbesimi të ngritur kundër qeverisë, se ushtria duhet të arrestojë kryeministrin Alexis Tsipras, ministrin e mbrojtjes Panos Kammenos dhe presidentin grek Propkopis Pavlopulos, me qëllim bllokimin e marrëveshjes së emrit me Shkupin të cilën e quajti një tradhti kombëtare.

Pak orë më vonë Agimi i Artë e përjashtoi deputetin nga radhët e partisë duke argumentuar se thirrjet e tij nuk janë në përputhje me idetë e tyre politike.

Të fundit