Flash News

KRYESORE

Arrestohet deputeti Milaim Zeka, akuzohet për mashtrim

Arrestohet deputeti Milaim Zeka, akuzohet për mashtrim

Policia e Kosovës ka vënë në pranga deputetin e  Nismës, Milaim Zeka.

Mediat kosovare bëjnë me dije se arrestimi i tij është bërë, pasi dyshohet se ka mashtruar me vizat.

“Mund të ju konfirmojë se sot Policia e Kosovës ka intervistuar personin me inicialet M.Z lidhur me veprën që ndërlidhet me “Mashtrim” dhe shmangie nga tatimi. Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës të gjitha veprimet e mëtejme do t’i ndërmarr në konsultim dhe koordinim me prokurorinë”, thuhet në njoftimin e policisë për median.  

Kujtojmë që deputeti i Nismës, Milaim Zeka, ditë më parë,  pati një përplasje fizike me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi. 

"Jam duke e paditë, për mua personalisht është sulm direkt i përgatitur prej Albin Kurtit. Frashër Krasniqi është imazhi real i partisë Vetëvendosje. Absolut e kam përkrahjen e Nismës sepse unë nuk e kam nisur sherrin”, – qe shprehur Zeka, pas sherrit në televizion. 

Të fundit