Flash News

KRYESORE

Arrestohet dërguesi i armëve me postë në aeroport: Nuk e dija se kishte armë…

Arrestohet dërguesi i armëve me postë në aeroport: Nuk e

Nuk e ka pranuar akuzen i arrestuari per trafikimin e armeve nga Shqiperia. Saimir Çullhaj, një 32-vjeçar nga Xhafzotaj i Durrësit i dënuar më parë për akuzën e “Trafikimit të narkotikëve”, rezulton zyrtarisht të jetë personi që ka dërguar tre pakot me pjesën e çmontuara të tre automatikëve kallashnikovë.  Ndërkohë me urdhër të prokurorit të Krimeve të Rënda Behar Dibra, është shpallur në kërkim 47-vjeçari me inicialet N.F, banues në Durrës. “…në kuadër të proçedimit penal të nisur për këtë ngjarje, është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale e shtetasve të sipërpërmendur, të cilët në datë 23 gusht 2017 rreth orës 18:00 kanë bërë dërgimin e tre pakove me një prej agjensive të dërgesave postare, të cilat janë konstatuar gjatë skanimit në Aeroportin “Nënë Tereza…”-thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.

Hetimi provoi se armët luftarake ishin çmontuar dhe pjesët përbërëse të tyre ishin futur në pantallona dhe më pas ishin izoluar mirë me ngjitës në kuti kartoni, me qëllim shmangien nga vëzhgimi me sy të lirë.

Policia e Shtetit informoi se zbulimi i pakove të dyshimta nëpërmjet linjës ajrore u arrit falë masave të shtuara anti-terror dhe skanimin e çdo kutie postare.

Personi i vetëm i arrestuar si dërguesi i tre pakove ku ishin fshehur kallashnikovët e çmontuar, Saimir Çullhaj, është ndaluar pas një pune të mirëorganizuar nëpërmjet strukturave të antiterrorit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Burimet pranë policisë dhe prokurorisë thanë se janë siguruar prova të mjaftueshme, si gjurmë gishta dhe pamje filmike që vërtetojnë se Çullhaj është personi që ka bërë dërgimin e tre pakove nga pika postare e DHL në Durrës drejt Mbretërisë së Bashkuar.

 “S’kisha dijeni për prezencën e armëve”, tha ai gjatë marrjes në pyetje në ambjentet e policisë së Tiranës. 32-vjeçari Çullhai nuk ka pranuar në asnjë moment të kishte dijeni për praninë e armëve automatike brenda në kuti. “Po jam unë personi që jam paraqitur në pikën postare.

Tre kutitë mi ka dhënë një person tjetër, duke ma kërkuar si nder që t’i dërgoja unë. Por realisht nuk kam pasur asnjë dijeni se brenda në këto kuti do të kishte armë”-mësohet të jetë shprehur përpara grupit të hetimit Saimir Çullhai. Nga dëshmia e Çullhait, policia ka zbuluar dhe emrin e personit tjetër të dyshuar si organizator i këtij trafiku. Ai është shtetasi me inicialet N.F 47 vjeç nga qyteti i Durrësit. Prej 24 orësh ai është shpallur në kërkim policor, ndërkohë prokuroria ka kërkuar kundër tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda masën e “arrestit në burg” në mungesë.  

Të fundit