Flash News

KRYESORE

Arrestohet dibrani katil, dhunonte sistematikisht gruan dhe fëmijët e mitur

Arrestohet dibrani katil, dhunonte sistematikisht gruan dhe fëmijët e

Rastet e dhunës në familje shtohen dita - ditës. Edhe pse janë ashpërsuar masat për cdo dhunes, përsëri dhuna nuk ndalet. Çdo ditë arrestohen persona që ushtorjnë dhunë ndaj grave apo fëmijëve. Rasti më i fundit vjen nga Dibra. Është arrestuar sot një shtetas, i cili ushtronte dhunë mbi bashkëshorten dhe fëmijet e tij të mitur. Lulzim J, 39 vjeç, banues në Peshkopi ka rënë në pranga pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij R.J si dhe dy fëmijët e tij të mitur. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Dibër për vepren penale “Dhuna në familje ” dhe “Keqtrajtim i të miturve”.

Këto raste dhune vijnë jo vetëm nga gjendja e mjeruar, farfëria e papunësia, por edhe si pasojë e mentalitetit dhe deformimeve që ka pësuar shoqëria shqiptare gjatë viteve të tranzicionit.

Por, Policia, me ane të një njoftimi bën të ditur se dy persona janë arrestuar nën akuzën e “Dhunës në familje”.

Njëri është banues në Vlorë, ku ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij, ndërsa tjetri është banues në Sarandë, ku ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij. Përkatësisht në pranga të policisë ka rënë Albert Selimaj, 57 vjeç, dhe Armando Nelaj, 42 vjeç.

Njoftimi i policise:

DVP.Vlorë

Në kuadër të Planit të Masave për vënien përpara përgjegjësisë ligjorë autorët kryerës të veprës penale ”Dhuna në familje” !

Ndalohen dhe arrestohen në flagrancë, shtetasit :

Albert Selimaj, 57 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas në banesën ku jeton me nënën e tij, në lagjen ” 10 Korriku”, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, shtetases G.S., 75 vjeçe.

Armando Nelaj, 42 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas që prej një viti dhe në vazhdim ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj vajzës së tij, shtetases Xh.N., 15 vjeçe.

Materialet janë referuar në Prokurori, në ngarkim të tyre për veprën penale ”Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a të Kodit Penal.

Edhe ne Kavaje mjë 36-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për dhunë në familje. Xhvahri Hallulli ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nënën, vëllanë e vet dhe bashkëshorten. “Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas, në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës, (shtetases Sh.H., 59 vjeçe), vëllait (shtetasit B.H., 38 vjeç) dhe bashkëshortes  (shtetases A.H., 33 vjeçe)”sqaron policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

 

Të fundit