Flash News

KRYESORE

Arrestohet ‘Don Zhuani’ i Shijakut, ngacmoi tre gra në rrjetet sociale

Arrestohet ‘Don Zhuani’ i Shijakut, ngacmoi tre gra në rrjetet

Policia a Durrësit ka arrestuar një 50-vjeçar me iniciale K.K pasi ka ngacmuar nëpërmjet rrjetit social Facebook, 3 gra duke u dërguar mesazhe denigruese dhe fyese.

Vajzat e moshës 32, 31 dhe 24 vjeç e kanë denoncuar 50 vjeçarin për të njëjtat akuza, të cilat mund t’i lexoni si më poshtë.

 “Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.K, vjeç 50 banues në Shijak, pasi nëpërmjet rrjetit social dhe telefonit, ka dërguar mesazhe denigruese e fyese ndaj shtetases V.H, vjeç 32, banuese në Durrës. Neni 275 i Kodit Penal”.

“Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.K, vjeç 50, banues në Shijak, pasi nëpërmjet rrjetit social dhe telefonit, ka dërguar mesazhe denigruese e fyese ndaj shtetases M.L vjeç 31, banuese në Durrës. Neni 275 i Kodit Penal”.

“Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.K, vjeç 50, banues në Shijak, pasi nëpërmjet rrjetit social dhe telefonit, ka dërguar mesazhe denigruese e fyese ndaj shtetases K.K vjeç 28, banuese në Shijak. Neni 275 i Kodit Penal”.

 

Të fundit