Flash News

KRYESORE

Arrestohet drejtuesi i një prej karteleve më famëkeqe të drogës

Arrestohet drejtuesi i një prej karteleve më famëkeqe të

Policia meksikane ka ndaluar drejtuesin e një prej karteleve më famëkeqe të drogës.

Drejtues i kartelit “Zetas” Jose Maria Guizar Valencia u kap në qytetin e Meksikos ndërkohë që prej vitesh ishte në kërkim. Për këdo që ofronte informacion rreth vendodhjes së tij policia ofronte një shpërblim prej 5 milionë dollarësh.

Departamenti amerikan i Shtetit ka deklaruar se ai është përgjegjës “për dërgimin e mijërave kilogramë kokainë dhe metamfetaminë në SHBA çdo vit”. Gjithashtu, thuhet se karteli “Zetas” ka vrarë një numër të madh civilësh nga Guatemala, gjatë përplasjeve në kufirin guatemalas.

Në vitin 2012, “Zetas” ishte banda më e madhe e drogës në Meksiko.

 

 

Të fundit