Flash News

KRYESORE

Arrestohet Eduart Ndocaj, akuza të rënda për ish-deputetin “kaubojs”

Arrestohet Eduart Ndocaj, akuza të rënda për ish-deputetin

U ndalua dje nga policia, por sot është bërë publik. Ish-deputeti Eduart Ndocaj është ndaluar dje në portin e Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës. Mësohet se Ndocaj kërkohej nga Sektori i Krimit Ekonomik të Policisë së Lezhës, pasi akuzohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka vjedhur një shtetasi italian në Itali, shumën prej 78.000 € duke i premtuar një tender për shtrimin e një gazsjellësi në Shqipëri. Mes të tjerash ai akuzohet se të njëjtit person i ka vjedhur një mjet tip “Audi Q7”, me targa “FD498LJ”. Tashmë ndaj ish-deputeti rëndon akuza ‘Skemat mashtruese dhe piramidale’. Ndocaj, një biznesmen nga Lezha, jeton prej vitesh në Itali, ndërsa atje ushtruan edhe aktivitetin e tij. Në Vitin 2013, ai ishte Kandidat i PS për deputet në qarkun Lezhë.

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 09.10.2017, në PKK Port, Durrës, u kap shtetasi në kërkim E.N, vjeç 42, banues në Manati Lezhë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit në Itali, i ka vjedhur një shtetasi italian nje shume eurosh. Ne perfundim te veprimeve te kryera nga D.V.P Lezhe ndaj shtetasit E.N u referuan materialet ne Prokurori dhe ndiqet ne gjendje te lire per vepren penale parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Të fundit