Flash News

KRYESORE

Arrestohet futbollisti shqiptar në Itali, akuzohet për shitje ndeshjesh

Arrestohet futbollisti shqiptar në Itali, akuzohet për shitje

Një futbollist me origjinë shqiptare ka rënë në prangat e policisë italiane.

Sipas ‘Libertas’, Armando Aruçi 28-vjeç, lojtar i skuadrës Virtus akuzohet për shitje ndeshjesh.

Sipas mediave italiane mësohet se hetimi për shqiptarin 28-vjeçarin, është zhvilluar në San Marino.

Hetimi për shitjet e ndeshjeve, kishte nisur muaj më parë dhe është drejtuar nga Simon Luca Morsiani, kreu i Komisariatit.

Futbollisti shqiptar është arrestuar në flagrancë një ditë më parë rreth orës 20:30, nga autoritete italiane ndërsa kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen finale mes La Fiorita dhe Tre Penne.

 

Të fundit