Flash News

KRYESORE

Arrestohet gardisti i burgut në Fier

Arrestohet gardisti i burgut në Fier

Policia ka arrestuar një punonjës të burgut të Fierit pasi ka tentuar të kalojë në qeli një telefon. Sipas njoftimit i arrestuari është shtetasi B.C 61 vjeç, me detyrë punonjës policie i rolit bazë në regjimin e brendshëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier.

“Arrestimi i tij është bërë pasi më datë 15.02.2017, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij punonjësi përpara marrjes së shërbimit, pasi kishte kaluar skanerin e kontrollit iu gjet 1-telefon celular i markës Leagoo, ngjyrë e bardhë”, thuhet në njoftim.

Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Të fundit