Flash News

KRYESORE

Arrestohet hajduti, vodhi 1 mln lekë nga kasaforta, në Gjirin e Lalëzit

Arrestohet hajduti, vodhi  1 mln lekë nga kasaforta, në Gjirin e

Vetëm pak orë pasi vodhi 1 mln lekë nga thyerja e kasafortës në Gjirin e Lalëzit, policia ka arrestuar autorin e dyshuar, së bashku me lekët e vjedhura.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë, ku kasaforta e një kompleksi turistik në Gjirin e Lalëzit, u vodh rreth orës 03:00, në një kompleks turistik. U konstatua se  janë vjedhur 1.000.000 lekë  të reja, prerje në lekë dhe euro. Vjedhja e kasafortës është bërë me thyerje.

Menjëherë janë kryer veprimet e para hetimore në drejtim të identifikimit dhe kapjen e autorit të dyshuar. Policia ka arrestuar shtetasin Denis Myrteza 23 vjeç,  banues në Tiranë, si i dyshuar për grabitjen.

“Mesnatën e datës 05.09.2017 është arrestuar shtetasi i mësipërm, si autor i dyshuar dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në Tiranë i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi e vlerave monetare te vjedhura, 10 000 000 lekë”, informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja” parashikuar  në nenin 134  të Kodit Penal.

Të fundit