Flash News

KRYESORE

Arrestohet i dënuari me 9-vite burg, kishte marrë leje por s’u kthye në datën e përcaktuar

Arrestohet i dënuari me 9-vite burg, kishte marrë leje por s’u

Një shtetas i shpallur në kërkim, është arrestuar nga policia pasi akuzohej për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Policia bën me dije se shtetasi me inicialet L.C., 35 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, kishte marrë leje nga burgu për të shkuar në shtëpi, por nuk është kthyer më në datën e përcaktuar.

35-vjeçari mësohet se ishte dënuar më parë me 9 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

Njoftimi i policisë:

Policia lokalizon dhe kap një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr.3, lokalizuan dhe kapën, shtetasin në kërkim:

L.C., 35 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë

Ky shtetas vuante dënimin në IEVP Peqin, pasi ishte i dënuar me 9 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”. Në datën 09 nëntor 2018 ka marrë leje nga burgu për të shkuar në shtëpi (në Tepelenë) dhe nuk është kthyer në institucion në datën e përcaktuar.

Veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë shtetas do kryhen nga Komisariati i Policisë Tepelenë.

Të fundit