Flash News

KRYESORE

Arrestohet infermierja e Spitalit Psikiatrik, për çfarë akuzohet 50-vjeçarja

Arrestohet infermierja e Spitalit Psikiatrik, për çfarë

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një infermiere të Spitalit Psikiatrik. Shpresa Tollumi 50 vjeç u arrestua me akuzën e korrupsionit pasiv.

“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u ndalua shtetësia: Shpresa Tollumi, 50 vjeçe, banuese në fshatin Bujaras, Elbasan.

Ndalimi i saj u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, ka urdhëruar ndalimin e saj për veprën penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

Materialet iu referuan Prokopisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.

Të fundit