Flash News

KRYESORE

Arrestohet inspektori i Hetimit Tatimor, kërkoi para për të mos vendosur gjobë

Arrestohet inspektori i Hetimit Tatimor, kërkoi para për të mos

Inspektori i Drejtorisë Rajonale të Hetimit Tatimor, Klodjan Pjeshka, 34 vjeç, është arrestuar pasi akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Sipas njoftimit, Inspektori në fjalë, në datën 08.03.2018, rreth orës 14:00, në Rrogozhinë, duke shpërdoruar detyrën, për mosndëshkimin me gjobë, dyshohet se i ka kërkuar 20.000 lekë të reja, shtetasit K. V., 56 vjeç, banues në Lushnje.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit Klodjan Pjeshka, për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Të fundit