Flash News

KRYESORE

Arrestohet iraniani në Tiranë, dyshohet se do kryente sulm terrorist te Kryegjyshata

Arrestohet iraniani në Tiranë, dyshohet se do kryente sulm terrorist

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi të Iranit, i cili dyshohet se mund të kryente sulm terrorist. Iraniani është arrestuar mëngjesin e sotëm pranë ambienteve të Kryegjyshata Botërore Bektashiane.

Siguria në këtë zonë ka qenë tepër e lartë për shkak se sot zhvillohen festimet për Sulltan Novruzin, festa më e rëndësishme për besimtarët bektashinj, ndërkohë që zyrtarët më të lartë të shtetit, përfshirë presidentin e Republikës, kanë qenë te Kryegjyshta për urime.

Emri i të arrestuarit nuk është bërë publik ende dhe nuk dihet nëse ai është pjesë e grupit të muxhahedinëve iranianë që jetojnë në Shqipëri, apo ka ardhur së fundmi në vendin tonë.

Të fundit