Flash News

KRYESORE

Arrestohet ish Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, zbardhet akuza

Arrestohet ish Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, zbardhet akuza

Policia e Shtetit ka vënë në zbatim urdhër arrestin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Çuko.

Arben Çuko, i cili u shkarkua nga detyra më datë 3 shtator nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, dyshohet se është përfshirë në korrupsion pasiv gjatë kohës që ushtronte detyrën e drejtorit të burgjeve.

Sipas News 24, ish drejtori ka marrë një shumë parash dhe një makinë në këmbim të transferimit të një të dënuari. Urdhër arresti u ekzekutua sot pasdite dhe aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Arben Çuko, nga deputet i PS, mori detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve në korrik të vitit të kaluar.

Të fundit