Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Arrestohet ish-gruaja e Mirit të Xhikes. Do ekstradohet në Itali
Policia e Tiranës njofton se në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë bërë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të shtetases, Manjola Prifti, 43 vjeç, banuese në Tiranë.
Sipas policisë, kjo shtetase ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet Gjyqësore Italiane, e kanë dënuar me 7 vjet, 3 muaj dhe 15 ditë burg, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
Manjola Prifti është ish-bashkëshortja e Fatmir Ramës, i njohur si Miri i Xhikes.