Flash News

KRYESORE

Arrestohet ish-kryeministri për korrupsion, rrezikon 20 vjet burg

Arrestohet ish-kryeministri për korrupsion, rrezikon 20 vjet burg

Komisioni Malajzian Anti-Korrupsion (MACC) bën me dije se ish-kryeministri, Najib Razak u arrestua për një skandal korrupsioni në lidhje me fondin shtetëror malajzian.

Ish-kryeministri është marrë në paraburgim në Putrajaya, ndërsa ai do të dalë përpara gjykatës së Kuala Lumpur Sessions, të enjten. Akuzat kundër Razak mund ta dënojnë atë deri me 20 vjet burg.

Fondi shtetëror “1Malaysia Development Berhad”,  i kryesuar nga Razak, ka qenë objekt i një hetimi global të pastrimit të parave.

Skandali ka shkaktuar hetime në vende të shumta në të gjithë globin, përfshirë SHBA-në dhe Zvicrën.

 

Të fundit