Flash News

KRYESORE

Arrestohet këngëtari Aleksandër Gjoka, drejtonte makinën i dehur

Arrestohet këngëtari Aleksandër Gjoka, drejtonte makinën i

Këngëtari Aleksandër Gjoka është arrestuar sot pasi akuzohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Sipas televizioneve informative Gjoka është arrestuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Shërbimet e policisë i kanë bërë test alkooli, ku ka rezultuar se këngëtari i njohur kishte konsumuar alkool mbi normat e lejuara për të drejtuar automjetin.

"Burime zyrtare nga policia thanë se rreth orës 00.15, se Gjoka është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet”.

Të njëjtat burime sqaruan se pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore rezultoi se këngëtari drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l", raporton News 24.

 

 

Të fundit