Flash News

KRYESORE

Arrestohet këngëtari shqiptar, pjesë e një grupi që trafikonte kokainë

Arrestohet këngëtari shqiptar, pjesë e një grupi që

Policia italiane ka organizuar një operacion të gjerë antidrogë në Emilia Romagna, Toscana, Lombardia dhe Sicili. Operacioni i koduar “Sottobosco”, ka bërë të mundur shkatërrimin e një organizate të dedikuar për shitjen e kokainës në rajone të ndryshme.

Sipas mediave italiane, në pranga kanë përfunduar disa shqiptarë ndërsa mes tyre është edhe një këngëtar, Dëfrim Dervishi, i njohur si ‘Defri’. Krahas tij janë arrestuar edhe Enver, Haxhi e Besnik Dervishi dhe Klodian Alushku, të cilët vepronin në krahinat e Pizës dhe Firences. Sipas policisë italiane, të arrestuarit furnizoheshin me sasi të konsiderueshme kokaine nga Holanda, duke përdorur një rrjet korrierësh, përfshirë edhe shqiptarin tjetër Olsi Ivziku.

Gjatë gjithë aktivitetit hetimor, janë kryer konfiskime të ndryshme të drogës, me një shumë totale prej 7 kilogramë kokainë. Gjatë kërkimeve janë gjetur edhe 28,000 euro cash. Hetimet ndaj këtij grupi kishin nisur në mars të vitit 2016.

 

Të fundit