Flash News

KRYESORE

Arrestohet kreu i ‘jelekverdhëve’ në Francë

Arrestohet kreu i ‘jelekverdhëve’ në Francë

Policia franceze ka arrestuat njërin prej udhëheqësve të protestuesve “jelekverdhë”, Eric Drouet, me motivin e organizimit të një tubimi të paautorizuar.

Por kjo nuk është akuza e vetme ndaj Drouet. Ai po përballet me një proces gjyqësor për mbajtjen e një arme të kategorisë D, për shkak se gjatë një proteste të mëparshme iu gjet me vete një shkop druri. I riu u ndalua mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa i drejtohej “Champs Élysées”, ku po e priste një grup demonstruesish të tjerë.

Ata thanë se ishin mbledhur vetëm për të ndezur qirinj, për personat e plagosur në protesta, apo të vrarë në aksidente automobilistike gjatë trazirave 6-javore, që nisën që me 17 nëntor si revoltë kundër taksës së karburantit, por që u shndërruan më pas në lëvizje kundër presidentit Emmanuel Macron dhe politikave të tij, që shihen si favorizuese për të pasurit.

Të fundit