Flash News

KRYESORE

Arrestohet kryebashkiaku shqiptar në Maqedoni, akuzohet për mashtrim me votat gjatë zgjedhjeve

Arrestohet kryebashkiaku shqiptar në Maqedoni, akuzohet për mashtrim

Autoritetet maqedonase kanë arrestuar kryebashkiakun shqiptar të bashkisë Pustec në Maqedoni.

Arrestimi i tij u krye pasi dyshohet se kryebashkiaku ka mashtruar me votat gjatë zgjedhjeve lokale  të vitit 2013-të në Maqedoni.

Edmond Temelko  u arrestua këtë të mërkurë, dhe ishte masa e fundit e marrë ndaj tij, pas hetimit prej disa muajsh të zyrtarëve për korrupsion, shkruan FoxNews.

Prokuroria akuzoi Edmond Temelko, kryetar i bashkisë së qytetit të vogël kufitar Pustec, për organizimin dhe transferimin e qindra shqiptarëve të akuzuar, për të votuar në Maqedoni. Megjithatë, Temelko mohoi akuzat e ngritura ndaj tij, përpara trupit gjykues.

Të fundit