Flash News

KRYESORE

Arrestohet lezhiani, dogji shinat e trenit

Arrestohet lezhiani, dogji shinat e trenit

Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia si autori i dyshuar i zjarrit  nga pakujdesia në linjë hekurudhore Lezhë-Shkodër.

“Më  datë 16.07.2017,nga Seksioni për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë ,  u arrestua në flagrancë shtetasi Frrok  Simoni, 55 vjeç,  banues në Kallmet  Lezhë. Ky shtetas dyshohet se në tokën në pronësi të tij , në një parcelë përballë shinave të trenit të linjës Shkodër – Lezhë, ka ndezur zjarr për djegien e kashtës së grurit , i cili ka dalë jashtë kontrollit duke djegur dhe 30 copë traversa prej druri të shinave të trenit të kësaj linje”, sqaron policia.

 Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Shkatërrim prone me zjarr” parashikuar nga  neni 151/1 i Kodit Penal.

 

Të fundit