Arrestohet malazezi pasi iu gjet një sasi rekord kokaine, destinacion Europa

Gazeta e Malit të Zi “Dan” raporton se Marko Bozoviç nga Podgorica është arrestua nën dyshimin për kontrabandimin e 807 kilogramëve kokainë, e cila po vinte nga Kolumbia në Europë.

Bozoviç dyshohet të jetë kreu i një bande kriminale në Beograd. Banda e tij ishte e dhunshme ndaj homoseksualëve, ndërsa shpërndanin lëndë narkotike në lokalet e natës.

Kur u arrestua, malazezit iu gjet një pasaportë e Afrikës së Jugut. Policia lokale po heton nëse ky rast është i lidhur me kokainën e gjetur në një jaht në Portugali shtatorin e kaluar. Menjëherë pas konfiskimit të narkotikëve, katër persona u arrestuan, duke përfshirë dy shtetas malazezë.

Hetimet shumë mujore të policisë treguan se kishte më shumë njerëz të përfshirë në kontrabandën e kokainës.