Flash News

KRYESORE

Arrestohet mashtruesi pas 7 vitesh arrati, premtonte viza pune për Greqi

Arrestohet mashtruesi pas 7 vitesh arrati,  premtonte viza pune për Greqi

Një 56 vjeçar nga Korça ka rënë në pranga të policisë pasi prej  7 vitesh ishte në arrati dhe ishte dënuar nga Gjykata për “Mashtrim”.

57 vjeçari Lulzim Nafizi u ndalua nga policia pasi që prej 2010 ai figuronte i dënuar për veprën penale “Mashtrime qëllim përfitimi”

Nafizi fillimisht është denoncuar në 2009 nga një banor i fshatit Zvezde, të cilit i kishte premtuar një vizë pune për në shtetin fqinj në këmbim të një sasie parash prej 140 mijë lekësh.

Pas këtij denoncimi Nafizi rezultoi në listat e Policisë si i dyshuar për mashtrime në konsullatën greke në Korçë dhe u akuzua nga Prokuroria për veprën penale të “Mashtrimit me qëllime përfitimi”.

Prokuroria ka arritur te dokumentoj edhe dy raste të tjera ku Nafizi pasi u kishte marrë 1500 euro duke u premtuar vizë pune, kishte shkëputur të gjitha mundësitë e kontaktit me ta.

Arrestimi i 56 vjeçarit u bë në Korçë, rreth 7 vite pas vendimit të Gjykatës, ndërkohë që nuk jepen detaje se ku ka qëndruar i fshehur gjatë gjithë kësaj kohe.

 

Të fundit