Flash News

KRYESORE

Arrestohet në Cërrik pjesëtari i bandës së Elbasanit

Arrestohet në Cërrik pjesëtari i bandës së Elbasanit

Skuadra e operacioneve speciale ka bërë të mundur arrestimin në Cërrik të Enea Bekteshit, pjesëtar i bandës “Çela” të Elbasanit.

Policia bën me dije se Eneas iu gjet dhe një sasi lëndësh narkotike.

Dyshohet se Enea Bekteshi ka qenë në mjetin tip“Audi” që goditi mjetin e Gjergj Oshafit në 18 shtator, ngjarje që bëri bujë në mbarë opinionin publik. Aktualisht policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 Ngjarja:

Policia e Elbasanit gjatë një operacioni për verifikimin e mjeteve luksoze apo të dyshuara të trafikuara, në automjetin me targa  AA  040 OJ, me një vlerë rreth  100.000 Euro, personit iu kërkua që të shoqërohej për verifikim të dokumentacionit.

 Në momentin që mjeti po shoqërohej nga grupi  Shqiponjat dhe nga një Patrullë Policie, një mjet tip "Audi" vjen me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve  të policisë dhe godet mjetin e Policisë  me targa  MB 002 AA . Më pas mjeti që goditi  mjetin e Policisë u fut në Tregun Ushqimor. Mjeti tip Audi ishte  i blinduar. Në mbështetje të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan shkoi Renea dhe FNSH.

Të fundit