Flash News

KRYESORE

Arrestohet në Divjakë përdhunuesi, ishte shpallur në kërkim në Tiranë

Arrestohet në Divjakë përdhunuesi, ishte shpallur në

Policia e Divjakës ka mundur të arrestojë një person të shpallur në kërkim për "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura" dhe "Përndjekja".

 Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan Juljan Rustami, 23 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme, Divjakë.

Sipas policisë i riu ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Tiranë për veprat penale "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura" dhe "Përndjekja". Juljan Rustami iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Të fundit