Flash News

KRYESORE

Arrestohet në Durrës 40-vjeçari italian, ishte në kërkim ndërkombëtar

Arrestohet në Durrës 40-vjeçari italian, ishte në

Policia njofton se pas një hetimi intensiv disa mujor me metoda speciale nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Policia e Shtetit dhe Arma e Karabinierëve të Barit, Itali u zbulua vendbanimi dhe u arrestua, me qëllim ekstradimi, një shtetas i shumëkërkuar në nivel ndërkombëtar.

Në pranga përfundoi shtetasi italian Giovanni Di Cosimo, 40 vjeç, lindur dhe banues në Bari, Itali.

Në ngarkim të tij, Gjykata e Barit ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Për këtë vepër penale maksimumi i dënimit është 20 vjet burgim.

 

 

Të fundit