Flash News

KRYESORE

Arrestohet në gjumë mbreti serb i kokainës, policia gjen drogë dhe miliona euro

Arrestohet në gjumë mbreti serb i kokainës, policia gjen

Një lajm i bujshëm ka ardhur për baronët e drogës në Ballkan, pasi një prej tyre janë venë nën prangat e policisë.I fundit që ka rënë në “rrjetën e merimangës” ka qenë i ashtuquajturi mbreti serb i kokainës, i cili ishte pjesë e një grupi të madh kontrabandistësh.

Gazeta greke  Prototema” raporton ditën e sotme se ai është arrestuar sot me 135 kilogramë kokainë në afërsi të Athinës.

Kjo sasi droge do të shitej në tregun ilegal për 5 milionë euro.

Nga detajet e dhëna mësohet se ai kishte furnizuar me lëndë narkotike personalitete të njohura greke.

Policia ka arrestuar papritur të dyshuarin në banesën e tij luksoze, kur ai ishte në gjumë.

Gjatë bastisjes ata oficerët greke kanë gjetur edhe 12.000 euro.

Të fundit