Flash News

KRYESORE

Arrestohet në Itali shqiptari i kërkuar për vrasje

Arrestohet në Itali shqiptari i kërkuar për vrasje

Është arrestuar në Itali, një shtetas  shqiptar i  kërkuar për vrasje. Keivi Hysa, 27 vjeç, lindur  në Mamurras ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka caktuar masën e sigurimit personal, “Arrest me burg”, për veprën penale të “Vrasje me paramendim" e kryer në bashkëpunim.

Në njoftimin e policisë thuhet se në datë 10.07.2015 rreth 01:00, në qytetin e Sarandës, si rezultat i një mosmarrëveshje për motive të dobëta të ndodhur një natë më parë, me pronarin e një auto-lavazhi makinash shtetasin E. M., i kërkuari K. H, në bashkëpunim me shtetasit E. H, dhe L. H., kanë vrarë me armë zjarri shtetasin E.M.

ZQK Interpol Tirana, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, po kryejnë të gjitha veprimet procedurale për ekstradimin sa më të shpejtë në Shqipëri.

Të fundit