Flash News

KRYESORE

Arrestohet në Itali vëllai i senatorit Gianni Pitella

Arrestohet në Itali vëllai i senatorit Gianni Pitella

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga Marcello Pitella, guvernator i rajonit të Bazilikatës, pas një hetimi që vijonte prej 1 viti e gjysmë dhe që lidhet me një skandal të rëndë në sistemin shëndetësor.

Ndaj Pitella-s është vendosur masa e sigurisë e ‘arrestit shtëpiak’ pasi akuzohet për abuzim detyre, falsifikim e manipulim të sistemit shëndetësor publik për interesa private e klietliste politike.

Marcello Pitella është anëtar i Partisë Demokratike të Italisë që prej vitit 2007 dhe është zgjedhur guvernator i rajonit të Bazilikatës në zgjedhjet elektorale vendore të nëntorit të vitit 2013. Ai është vëllai i Gianni Pitella, senator i socialistëve italianë, ish eurodeputet dhe ish kryetar i Parlamentit Evropian.

Gianni Pitella është një figurë shumë e njohur edhe në Shqipëri, pasi njihet për lidhjet e ngushta që ka me Partinë Socialiste dhe veçanërisht me kryeministrin Edi Rama.

Të fundit