Flash News

KRYESORE

Arrestohet në Kurbin shqiptari me 4 emra, në kërkim ndërkombëtar që prej 2005

Arrestohet në Kurbin shqiptari me 4 emra, në kërkim

Policia e Kurbinit ka arrestuar një 40 vjeçar i cili kërkohet nga Interpol Roma. Policia ka bërë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Denis Prodani, i cili njihet dhe me emrat Gentian Lisi, Gentian Gjonaj dhe Bledi Gjonaj.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma në korrik të 2005 pasi ishte dënuar me masën “Arrest me burg” për vjedhje.

Gjithashtu nga Prokuroria e Përgjithshme Pranë Gjykatës së Apelit Venecia, është nxjerrë urdhri  i datës 15.11.2017 , ndaj shtetasit të lartpërmendur i cili  ka për të kryer dënimin me 14 vjet, 8 muaj dhe 28 ditë burgim për veprat penale “ Vjedhje” dhe “Vjedhje e rënduar”.

 

 

Të fundit