Flash News

KRYESORE

Arrestohet në Madridi i dënuari nga gjykata shqiptare

Arrestohet në Madridi i dënuari nga gjykata shqiptare

Një i dënuar nga gjykata shqiptare u arrestua në Spanjë. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Madridin vunë në pranga Luan Bundon, i dënuar me 10 vite heqje lirie. Policia e Shtetit pasi mori informacion për vendndodhjen e të kërkuarit në kryeqytetin spanjoll komunikoi me Interpol Madridin dhe i kërkoi arrestimin e Bundos.

62 vjeçari nga Tirana u shpall fajtor sepse ndihmoi një shtetas për kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme në Australi. Ai u pagua 13 mijë euro. Bundo së bashku me shtetasin M.P, fillimisht shkuan në Maqedoni ku u pajisën me viza për në Indonezi dhe më pas nga Indonezia për në Australi, u transportuan nga një shtetas indonezian me peshkarexhë.

Interpol Tirana ka nisur procedurat për ekstradimin e të arrestuarit drejt Shqipërisë.

Të fundit