Flash News

KRYESORE

Arrestohet në Malësi të Madhe i kërkuari nga Italia për vjedhje me dhunë

Arrestohet në Malësi të  Madhe i kërkuari nga Italia

Arrestohet për llogari të drejtësisë italiane një 42-vjeçar, banues në Koplik. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Specialistët e Zyrës së Interpol Tirana u bë arrestimi i shtetasit Edmond Como, i shpallur në kërkim ndërkombëtar,

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Leçes në  Itali ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar me nr. 1379 datë 11.04.2017 për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 81, 56 dhe 629 të Kodit Penal Italian.

Policia thotë se “në shtetin italian  personi i lartpërmendur njihet si anetar i grupeve të rrezikshme të krimit të organizuar si dhe është i dënuar më parë po në këtë shtet”.

Ndalimi i  42 vjeçarit u bë me qellim ektradimin drejt Italisë. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Të fundit