Flash News

KRYESORE

Arrestohet në Sarandë një shtetas polak, ishte në kërkim ndërkombëtar

Arrestohet në Sarandë një shtetas polak, ishte në

Policia e Sarandës në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan, me qëllim ekstradimi drejt Polonisë një shtetas polak të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas njoftimit i arrestuari është Przemyslaë Pasternak, 38 vjeç, lindur në Poloni.

Gjykata Rajonale Poznan/Poloni e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet e 6 muaj, (mbetur për të vuajtur 3 vjet, 6 muaj dhe 22 ditë burgim), për veprat penale, “Mashtrim dhe Falsifikim”, pasi ky shtetas në lokalitetin Ponznan/ Poloni prej vitit 2004 deri në vitin 2006 nëpërmjet mashtrimit ka paraqitur dokumentacion të falsifikuar lidhur me punësimin e disa personave me aftësi të kufizuar duke i shkaktuar një kompanie një dëm në shumën e parave 2 943 991( polake).

 

 

Të fundit