Flash News

KRYESORE

Arrestohet në Tiranë biznesmeni nga Kosova, si mashtronte me kaparin për blerje apartamentesh

Arrestohet në Tiranë biznesmeni nga Kosova, si mashtronte me kaparin

Arrestohet në Tiranë një biznesmen nga Kosova. Në sajë të operacionit të koduar “Imobiliare”, ka rënë në pranga Sh. M., 40 vjeç me banim në Prishtinë, pasi akuzohet se nën siglën e një agjencie nëpërmjet mashtrimit iu ka marrë personave të ndryshëm shuma të konsiderueshme parash në formën e kaparit për blerje apartamenti.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Imobiliare”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ndalohet një shtetas kosovar për konsumim të elementëve të veprave penale “Mashtrim” dhe “Fshehje të ardhurash”.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Imobiliare”, ndaloi shtetasin:

- Sh. M., 40 vjeç, lindur në Kosovë dhe banues në Prishtinë.

Ky shtetas nën siglën e një agjencie nëpërmjet mashtrimit iu ka marrë shtetasve të ndryshëm shuma të konsiderueshme parash në formën e kaparit për blerje apartamenti.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.

Të fundit