Flash News

KRYESORE

Arrestohet në Tiranë djali i ish-bosit të firmës piramidale VEFA

Arrestohet në Tiranë djali i ish-bosit të firmës piramidale

Shërbime te Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Policisë Tiranë kanë bërë të mundur arrestimin ditën e sotme të Artan Alimuçaj, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi është bërë pasi Prokuroria e Tiranës ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të datës 18.11.2015, të Gjykatës së Tiranës.

Kjo gjykatë e ka dënuar me 4 vite burg për Veprën Penale, "Pastrim i produkteve të veprës penale". 41-vjeçari është djali i ish-bosit të firmës piramidale VEFA, Vehbi Alimuçaj.

Të fundit