Flash News

KRYESORE

Arrestohet në Tiranë i shumëkërkuari në Itali me katër emra

Arrestohet në Tiranë i shumëkërkuari në Itali me

Është vënë në pranga një i dënuar në Itali me 10 vite burg për "Vjedhje në rrethana rënduese”.

Në sajë të operacionit policor "Alias" nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Departamenti i Policisë Kriminale, Interpol Tirana dhe Interforza Italiane, ra në pranga 40-vjeçari nga Fushë-Kruja, i cili njihej me katër emra: Shkëlqim Çela (Çypi), alias Arian KontiI, alias Fatjol Perleka, alias Shkelqim Qypi, 40 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Luz, Fushë Krujë.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Udines në Itali e ka dënuar me 9 vjet, 11 muaj e 20 ditë burg, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, parashikuar nga nenet 624 dhe 625, të Kodit Penal Italian.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe Marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën vijojnë veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, sqaron policia.

Të fundit