Flash News

KRYESORE

Arrestohet në Tiranë italiani i dënuar për krime ndaj të miturve

Arrestohet në Tiranë italiani i dënuar për krime ndaj

Policia shqiptare dhe dhe ajo italiane bëjnë me dije se kanë  arrestuar në Tiranë një shtetas italian, i cili ishte i dënuar nga gjykata në Itali për krime ndaj të miturve.

Hetimi ka nisur në mes të muajit tetor dhe u mbyll në më pak se 15 ditë duke bërë të mundur arrestimin e Masimilliano Croce, 45 vjeç, nga Ciampino, Romë, i diplomuar për pedagogji për të mitur.

Sipas vendimit të gjykatës italiane, ky shtetas, në periudhën 2007 - 2014 ka kryer krime kundër të miturve, abuzime me fëmijë, pedofili. Në vitin 2017 është dënuar nga kjo gjykatë me vendim të formës së prerë, me 16 vite burg, për veprën penale “Dhunë seksuale ndaj të miturve”. Ky shtetas, gjatë periudhës së kryerjes së këtyre krimeve, ka shërbyer si mësues komuniteti për fëmijët e varfër dhe jetimë, në provincat e Romës dhe në qytetin e Romës.

Të fundit