Flash News

KRYESORE

Arrestohet në Tiranë “skifteri i sofistikuar” bullgar i bankomatëve të bankave

Arrestohet në Tiranë “skifteri i sofistikuar” bullgar i

Edhe më herët e kemi theksuar se Shqipëria është bërë një destinacion i pëlqyer edhe për “skifterat” lindorë. Pas disa ngjarjeve kriminale gjatë verës, ku protagonistë ishin disa shtetas të huaj, si një rus, bullgar, rumun etj, përsëri një rast tjetër vërteton atë që kemi thënë gjatë gushtit.

Njoftohet nga Policia se në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, ajo, gjatë operacionit të koduar “Skimmer 09”, ka arrestuar një shtetas bullgar dhe ka shpallur në kërkim një tjetër në kryeqytet.

Sektori për krimin e organizuar pranë D.V.P.Tiranë në kuadër të operacionit policor “Skimmer 09”, arrestoi shtetasin bullgar : -Konstantin Eftimov, 25 vjeç, banues në Sofie Bullgari.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetsin tjetër bullgar A.M., kryenin vjedhjet e ATM-ve të disa bankave të nivelit të dytë, duke instaluar aparate të quajtura “Skimmer”, të cilat shërbenin për klonimin dhe vjedhjen e të dhënave të kartave të ATM-ve

Sekustrohen në total pajisje montimi në ATM, kapele, 2 karta banke, sasi lekësh, 240 fara të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva, 2 aparate celularë dhe mjeti tip “Volksëagen”.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale : – Paisje skimmer – kapele me mbishkrim “Gucci” – aparat celularë – 2 karta banke – një sasi lekësh – copa teli.

Të fundit