Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Arrestohet në Vlorë bashkëpunëtori i Met Kananit, akuzohet për dy vepra të rënda
Është arrestuar në Vlorë shtetasi Besmir Lupi, 32 vjeç, i dyshuar si anëtar i grupit kriminal që drejtohej nga Met Kanani.
Në kuadër të operacionit “Preçizioni”, arrestimi i Lupit është kryer bazuar në vendimin e gjykatës që ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”. Ai akuzohet për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”.
Besmir Lupi dyshohet se është një prej skafistëve që trafikonte drogën e Met Kananit, i arrestuar muaj më parë në Turqi.
Njoftimi i policisë:
Kapet dhe ndalohet një tjetër pjestar i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve.
Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të operacionit ndërkombëtar antidrogë të koduar “Preçizioni”, në kuadër të proçedimit penal Nr.54 viti 2017 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit :
- Besmir Lupi, 32 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë Nr.96 datë 11.05.2018, e cila i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/2, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar më parë nga Policia turke edhe kreu i grupit të strukturuar kriminal Met Kakani.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë.