Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Arrestohet nipi i ish-deputetit socialist, akuzohet për vrasje dhe plagosje
Në një deklaratë për shtyp Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Bledar Çeliku deklaroi se sot ishte bërë i mundur arrestimi i shtetasit Danjan Ndoka, 20 vjeç, banues në Lezhë.
Mësohet se i riu është nipi i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka.
Më herët ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar nipin e ish-deputetit si autor të atentatit të ndodhur disa ditë më parë në Lezhë, ku u plagosën dy person, njëri prej tyre aktivisti i LSI-së që u plagosë ditën e zgjedhjeve në qarkun e Lezhës.
Njoftimi i plotë:
Lezhë Konferenca për shtyp e dhënë nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Drejtues Bledar Çeliku Gjatë ditës së sotme, në bashkëpunim me forcat e Repartit Special RENEA , është bërë i mundur arrestimi i shtetasit Danjan Ndoka, 20 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë.
Në momentin e ndalimit nga forcat policore, shtetasit Danjan Ndoka, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale: – pistoletë e markës SMITH WESSON me 6 fishekë. Për ketë shtetas , Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me Vendimin Penal datë 20.10.2014, ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim mbetur në tentative”,”Plagosje e rëndë me dashje”,”Armëmbajtje pa leje”,parashikuar nga nenet 76,22,25, 278/2 të Kodit Penal.
Kjo masë sigurie e vendosur pasi më datë 16.09.2014, në afërsi të Katedrales së qytetit të Lezhës , në bashkëpunim me persona të tjerë ka tentuar të vrasë shtetasin F.N.
Po ndaj shtetasit Danjan Ndoka, me Vendimin Penal datë 28.06.2017 , Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest ne burg” për veprat penale “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga nenet 89, 278/1 dhe 329 të Kodit Penal.
Kjo masë sigurie e vendosur pasi , më datë 25.06.2017, në qytetin e Shëngjinit, përpara lokal “Detarit”, ka kanosur dhe dhunuar shtetasin F. D. Gjithashtu , ky shtetas është i dyshuar edhe për ngjarjen e datës 22.05.2017, ku pas një konflikti për motive të dobëta me një shtetas ka qëlluar me arme zjarri në drejtim të gomave të mjetit tip fuoristrade Range Rover, me drejtues shtetasin B.L.
Në kuadër të Operacionit “Vjeshtë 2017″, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë , janë referuar materiale për pastrim të produkteve të veprës penale në ngarkim të 30 shtetasëve.
Konkretisht: – Janë referuar në Prokurorinë për Krime të Rënda Tirane 14 raste të hetimeve pasurore. – Janë referuar në Prokurorinë e Rretheve Gjyqësorë Lezhë dhe Kurbin 15 raste te veprës penale te “Pastrimit te produkteve te veprës penale’’ . Në bazë të këtyre referimeve, Gjykatat kanë vendosur sekuestro preventive për pasuri të dyshuara se kanë rrjedhur nga veprimtaria kriminale të cilat kapin shumën prej 872 mijë euro. Pasuritë e vëna nën sekuestro preventive janë: – godine banimi 3 kate, bar kafe, – 4 apartamente banimi, – 4 automjete luksoze – 1 llogari bankare prej 41.000 Euro – 1 sipërfaqe toke pemëtore prej 15.000 m2. Të gjitha këto referime janë bërë duke u mbështetur mbi dënimet e dhëna në kohe të ndryshme nga Gjykatat të huaja dhe vendase për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, “Trafikimit të lëndëve narkotike”, “Pjesëmarrjes në organizata kriminale”. Gjithashtu, puna policore ka vijuar në goditje të veprimtarive të ndryshme kriminale si narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje, duke u finalizuar me operacionet policore: “Miloti”, “Deltar” dhe “Kolsh” ku është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i 8 personave dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim për veprat penale të ” Prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike” ” Kultivimit te bimëve narkotike ” Gjatë këtyre operacioneve është sekuestruar një sasi prej: – 385.5 kg lëndë narkotike canabis sattiva, – 80 fara bime te lendes narkotike, – 12 automjete, – 10 telefona celulare, – 1 arme gjahu – janë asgjësuar 468 bime narkotike. Gjithashtu , në bashkëpunim me F.N.Sh-në Shkodër, në datat 20 – 21.10.2017 , janë kryer kontrolle ku si rezultat janë sekuestruar 4 kg lëndë narkotike cannabis sattiva dhe 1 armë zjarri pistoletë e markës Glock me 27 fishekë. Në lidhje me këtë rast, janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas si posedues të lëndës narkotike dhe të armës së zjarrit. Objektiv i këtij Plan Operacioni kanë qenë edhe personat në kërkim ku : – Janë ndaluar 10 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale ndaj të cilëve Prokuroria kishte lëshuar urdhrat e ekzekutimit te vendimeve te gjykatës: • Janë ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim per veprën penale te ” Vrasjes në bashkëpunim” në operacionin policor “One Year”. • Është ndaluar një shtetase e shpallur ne kërkim per veprën penale te ” Vrasjes së mbetur në tentativë.” • Në bashkëpunim me Z.Q.K. Interpol është ekstraduar nga Italia dhe bere ndalimi i një shtetasi i dënuar me 3.5 vite burg për veprën penale të plagosjes se rende me dashje. • Janë ndaluar 2 persona në kërkim për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike. • Janë ndaluar 4 persona të shpallur në kërkim për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Policia e Shtetit, fton të gjithë qytetarët të telefonojnë falas në numrat 112 dhe 129 për të denoncuar çdo shkelje të ligjit apo veprimtari kriminale , duke garantuar për reagim të shpejtë në çdo rast. Policia e Shtetit , do vazhdojë me përkushtim dhe pfofesionalizëm , me mbështetjen e partnerëve , të përmbushë me përgjegjësi detyrat në zbatim të ligjit dhe shërbim të qytetarëve duke e bërë Shqipërinë një vend më të qetë e të sigurt.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38