Flash News

KRYESORE

Arrestohet një person i armatosur në hotelin “Trump”

Arrestohet një person i armatosur në hotelin “Trump”

Policia amerikane ka vënë në pranga një person në hotelin Trump’ në Uashington, duke penguar një katastrofë të mundshme.

Policia e Uashington DC ndaloi rreth orës 01:00 Brian Moles, 43 vjeç në “Trump International Hotel” pasi  u kap me armë zjarri në makinën e tij mes të cilave edhe një pushkë automatike.

Shtëpia e Bardhë ndodhet vetëm disa metra larg këtij hoteli që vizitohet shpesh nga Donald Trump.

“Forcat e rendit gjetën në automjetin e tij, që ndodhej në garazhin e godinës, një pushkë automatike të tipit AR-15, një pistoletë të kalibrit 40 dhe municione”, theksoi shefi i policisë së Uashingtonit, Peter Neësham, gjatë një konference për shtyp.

 

Të fundit