Flash News

KRYESORE

Arrestohet një person i dyshuar për përgatitje të sulmeve terroriste

Arrestohet një person i dyshuar për përgatitje të sulmeve

Një person rreth të 40-ave ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se po përgatiste sulme terroriste në Suedinë Jugore.

Sipas Prokurorisë personi i arrestuar nuk pranon se është i përfshirë në këto akuza, por nuk dha më shumë detaje.

“Ne vazhdojmë me masa të zakonshme hetimore”, thotë  prokurori Ewamari Häggkvist.

Sipas prokurorit, personi është arrestuar sepse ekziston rreziku që ai do të dëmtojë hetimin.

Nga ana tjetër avokati mbrojtës i të arrestuarit nuk ka pranuar të flasë në lidhje me këtë çështje.

Të fundit